Njësimi i Allahut të Lartmadhëruar në emrat dhe cilësitë e Tij.
Allahu i Lartmadhëruar ka sqaruar se ky lloj i Teuhidit, është i ndërtuar mbi dy baza:
E para: Allahu i Lartësuar është larg prej ngjasimit me cilësitë e krijesave (e krijesat nuk i ngjasojnë Atij aspak).
E dyta: Të besuarit në çdo gjë me të cilën Allahu e ka cilësuar veten e Tij, ose që e ka cilësuar me të i dërguari i Tij (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të).
Gjithashtu duke besuar se kjo është e vërtetë dhe jo kuptim figurativ apo simbol i diçkaje tjetër. Ky besim kryhet në mënyrën që i përshtatet përsosmërisë dhe madhërisë së Tij. Është e njohur se nuk mund ta cilësojë Allahun ndonjë më i dijshëm se Allahu për veten e Tij dhe nuk e cilëson Allahun -veç Allahut-, ndonjë më i dijshëm për Allahun se i dërguari i Tij.
Allahu i Lartësuar thotë për Veten e Tij:
“A vallë ju e dini më mirë apo Allahu?” (Sure El-Bekareh 140) Gjithashtu thotë për të dërguarin e Tij (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të):
“Ai nuk flet nga dëshira e tij. Por është vetëm shpallje që i frymëzohet.” (Sure En-Nexhm 3-4)
Allahu i Lartësuar e ka treguar qartë mohimin e përngjashmërisë së dikujt tjetër me Të duke thënë:
“Asgjë nuk i përngjet Atij.” Dhe më pas tregoi qëndrueshmërinë (pohimin) e cilësive të Tij në formë reale (e jo në mënyrë simbolike) duke thënë:
“Dhe Ai është Gjithëdëgjuesi, Gjithëshikuesi.” (Sure Esh-Shura 11). Fillimi i këtij ajeti nënkupton mosdeformimin e cilësive dhe nga kjo del qëndrueshmëria e cilësive realisht pa i barazuar dhe i krahasuar ato, si dhe mohimi i kësaj (barazisë), që bëhet pa deformim dhe shtrembërim. Allahu i Lartmadhëruar ka treguar qartë se krijesat janë të pafuqishme që ta përfshijnë Allahun. Allahu thotë:
“Ai (Allahu) e di çfarë u ndodh atyre (krijesave të Tij) në këtë botë dhe çfarë do t’u ndodhë atyre (në botën tjetër) dhe ata kurrë nuk do të përfshijnë gjë nga dija e Tij.” (Sure Ta Ha 110)
Shkjeputur nga libri”ISLAMI ËSHTË FE E PËRSOSUR”
Autor “Muhammed Emin ibën Muhammed El-Mukhtar Esh-Shenkijti”
Pershtati ne shqip “Bledar Aliu”
E dyta: Të besuarit në çdo gjë me të cilën Allahu e ka cilësuar veten e Tij, ose që e ka cilësuar me të i dërguari i Tij (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të).
Autor “Muhammed Emin ibën Muhammed El-Mukhtar Esh-Shenkijti”
Pershtati ne shqip “Bledar Aliu”