Sunday, November 11, 2012

SHBA i shet 25 aeroplanë Arabisë Saudite

Shtetet e Bashkuara kanë shpallur një marrëveshje për t’i shitur Arabisë Saudite 20 aeroplanmbajtës të rëndë ushtarakët dhe pesë aeroplanë për mbushje me karburante në qiell.
Marrëveshja që kap vlerën prej 6.7 miliardë dollarë, përfshin mbështetje logjistike, si dhe pjesë e pajisje tjera për aeroplanët, transmeton REL.
Agjencia për Bashkëpunim në Mbrojtje dhe Siguri e Pentagonit tha se Arabia Saudite ka nevojë për 20 aeroplanët transporti C-130J dhe pesë aeroplanë KC-130J, me qëllim që të “rinojë flotën e saj të vjetruar”.
Aeroplanët janë prodhuar nga kompania amerikane Lockheed.
Kongresi amerikan ka 30 ditë për të ngritur kundërshtimet në lidhje me shitjet.
Arabia Saudite është blerësi më i madh i armëve amerikane dhe thuhet se që nga viti 2010 ka arritur marrëveshje në vlerë prej 90 miliardë dollarësh për avionët luftarakë dhe armë


Sunday, October 21, 2012

Përse evropianët po pranojnë Islamin?





Përse evropianët po pranojnë Islamin?


PARIS - Mary Fallot është një e konvertuar e re në Islam. Ajo e pranoi Islamin tre vjet më parë, pasi i kishte bërë vetes shumë pyetje shpirtërore të cilat nuk kishin gjetur zgjidhje në Katolicizmin e fëmijërisë së saj. Ajo thotë se dyshimet që ngre feja e saj e re te të tjerët janë “të dhimbshme” për të. "Për mua,- shton ajo,- Islami është një mesazh dashurie, tolerance dhe paqeje."
Ky është një mesazh që po tërheq gjithnjë e më shumë evropianë në një kohë kur kureshtja për Islamin është rritur që prej 11 Shtatorit 2001, pohojnë hulumtues muslimanë dhe jomuslimanë. Edhe pse nuk ka shifra precize, vëzhguesit që monitorojnë popullsinë islame evropiane vlerësojnë se disa mijëra burra e gra konvertohen në Islam çdo vit.
Hulumtimet tregojnë se shumica e të konvertuarve janë femra, por, në kundërshtim me perceptimin e përgjithshëm, vetëm një pjesë e vogël konvertohen për t’u martuar me muslimanë.
"Kjo ka qenë mënyra më e zakonshme e konvertimit, por kohët e fundit më shumë gra janë duke u konvertuar për shkak të bindjeve të tyre", thotë Haifa Jawad, e cila jep mësim në Universitetin e Birmingham-it në Britani. 
Fallot qesh kur e pyesin nëse konvertimi i saj kishte të bënte me jetën e saj dashurore. "Kur u thashë kolegeve në punë se isha konvertuar, reagimi i parë i tyre ishte të pyesnin nëse kisha një të dashur musliman", mban mend ajo. "Nuk mund ta besonin se isha konvertuar falë vullnetit tim të lirë. Në fakt,- shpjegon ajo,- më ka pëlqyer mënyra se si Islami kërkon një afërsi me Zotin. Islami është më i thjeshtë, më rigoroz dhe më i lehtë sepse është eksplicit. Unë isha në kërkim të një sistemi vlerash; njeriu ka nevojë të pasojë rregulla dhe sjellje në jetë. Krishterimi nuk m’i jepte të njëjtat pika referimi."
Këto arsye reflektojnë mënyrën e të menduarit të shumë femrave të konvertuara në Islam, mendojnë ekspertët që e kanë studiuar këtë dukuri. "Shumë gra po reagojnë ndaj pasigurive morale të shoqërisë perëndimore", thotë Dr. Jawad. "Atyre u pëlqen ndjenja e përkatësisë dhe e kujdesit që ofron Islami."
Të konvertuarit e tjerë janë të tërhequr nga "një ide e caktuar e femërores dhe e burrërores që ofron Islami," sugjeron Karin van Nieuëkerk, që ka studiuar dukurinë e konvertimit te femrat holandeze. "Ka më shumë hapësirë për familje dhe mëmësi në Islam dhe gratë nuk janë objekte seksi", shton van Nieuëkerk.
“Në të njëjtën kohë,- thotë Sarah Joseph,- një e konvertuar angleze që ka themeluar revistën "Emel," një revistë mbi mënyrën islame të jetesës, "ideja se të gjitha gratë e konvertuara janë në kërkim të një mënyre jetese familjare larg nga ekseset e feminizmit perëndimor nuk është plotësisht e saktë."
"Disa të konvertuar i japin vendimit të tyre një kuptim politik”, thotë Stefano Allievi, një profesor në Universitetin e Padovës në Itali. "Islami ofron një spiritualizim të politikës, ofron idenë e një urdhri të shenjtë, por kjo është një mënyrë më mashkullore e të kuptuarit të botës dhe rrallë i josh femrat”, shton ai.
Pasi marrin vendimin për t’u konvertuar, disa të konvertuar i marrin gjërat me nge, duke iu përshtatur zakoneve islame pak nga pak. Fallot, për shembull, nuk është ende gati të mbajë mbulesën islame, edhe pse ka veshur rroba më të gjata e më të gjera se më parë.
Disa të tjerë nuk vonohen, të shtyrë edhe nga ekzotizmi i fesë së re, dhe bëhen më të devotshëm sesa anëtarë të tjerë të bashkësisë islame që kanë lindur muslimanë.

Monday, October 15, 2012

MEDITIME NË JETËT E TË SUKSESSHMËVE

Shfleto për jetët e profetëve [paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi ta] dhe do të gjesh çudira në realizimin e sukseseve. 
Shfleto për jetët e Sahabeve [Allahu qoftë i kënaqur me ta] që të mahnitesh me imazhet më madhështore të sakrificave për realizimin e sukseseve.
Lexo për biografitë e dijetarëve që të mësosh për sukseset dhe arritjet e mëdha që realizuan gjatë jetës së tyre.
Në vijim disa shembuj përkatës:
1. Suksesi i Zejd Ibn Thabitit në mësimin e gjuhës çifute në më pak se njëzet ditë, dhe këtë si përgjigje kërkesës së Pejgamberit [paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të].
2. Suksesi i Sahabeve [Allahu qoftë i kënaqur me ta] në kodifikimin e Kur’anit, punë kjo goxha e vështirë.
3. Suksesi i Ebu Bekrit [Allahu qoftë i kënaqur me të] në kodifikimin e Kur’anit.
4. Suksesi i Imam Zuhriut në fillimin e kodifikimit të Sunnetit në kohën e Halifes Omer Ibn Abdul Aziz [Allahu e mëshiroftë].
5. Suksesi i Imam Buhariut në kodifikimin e haditheve autentike dhe këtë pas një punë të lodhshme gjashtëmbëdhjetëvjeçare të shkrimit, udhëtimeve dhe vlerësimeve – kritikës.
6. Medito në veprat kapitale të shkollarëve myslimanë që flasin për vullnetin, entuziazmin dhe suksesin e madh.
7. Suksesin e Shejhul Islam Ibni Tejmijes për rezistencë ndaj të gjitha fraksioneve të kohës së tij, duke shkruar për secilin fraksion veç e veç.
8. Suksesi i liderëve myslimanë me gjithë kapacitetet e kufizuara ushtarake.
9. Suksesi i Muhammed Ibn Abdul Vehhabit në pastrimin e bindjeve të njerëzve nga njollat e shirkut dhe luftimin e të gjitha llojeve të idhujtarisë (shirkut) që ekzistonin në Gadishull.
10. Suksesi i Ibn Bazit për përhapjen e dijes, ndërtimin e xhamive, sigurimin e të ardhurave për thirrës anembanë botës, me gjithë faktin se ai ishte i verbër.
11. Suksesi i Imam Albanit në nismën e tij për studimin e Shkencave të Sunnetit dhe shërbimin atyre, duke i zhveshur nga gjërat që padrejtësisht iu janë mveshur.
12. Suksesi i shoqatave humanitare në botën islame për ndërmarrjen e nismave dhe realizimin e tyre për ndihma dhe mësim.
13. Suksesi i thirrësit të madh, Dr. AbduRrahman Semitit në përhapjen e Islamit në kontinentin afrikan. Gjatë misionit të tij ka arritur të ndërtojë katër universitetet, qindra xhami, trajnim të mijëra thirrësve ndërsa nëpërmjet tij Islamin e kanë pranuar katër milionë njerëz.
14. Suksesi i disa stacioneve televizive islame në ndryshimin për të mirë të bindjeve të gabuara përkitazi me fenë, dhe këtë nëpërmjet programeve dhe emisioneve të ndryshme fetare.
15. Suksesi i disa webfaqeve islame në përhapjen e dijes së vërtetë dhe luftimin e fraksioneve të humbura.
16. Suksesi i disa spitaleve myslimane në shërimin e sëmundjeve që spitalet me renome botërore nuk ia kanë dalë dot.
17. Suksesi i disa kompanive të komunikimit në sigurimin e shërbimeve ekstra që kanë ndihmuar shumë në lehtësimin e shumë problemeve të klientëve të tyre.

Wednesday, October 10, 2012

Fëmija Që Bërtiste në Namaz



A e dini pse?

Këtë ngjarje na e rrëfen imam Ahmedi-Allahu e mëshiroftë. Ai thotë:
Ishte një fëmijë që nuk i kishte mbushur ende dhjetë vjeç, sa herë që falej në xhami qëndronte në rreshtin e parë mbas imam...it…
Gjatë leximit e ngrinte zërin lart, sidomos kur imami këndonte kaptinën Fatiha-Elhamin. Fëmija me zë të lartë thoshte –Amiiiiiiiiin...- saqë i nevrikoste edhe namazfalësit.
Imami nuk e ndërronte metodën e tij, me të përfunduar namazi e nxirrte fëmijën nga xhamia dhe as që i fliste. Një herë sapo përfundoi imami namazin e kapi fëmijën e vogël përdore dhe e pyeti:
-Pse vepron në këtë mënyrë?
Si mendoni ju, se iu përgjigj fëmija? Fëmija ia ktheu imamit:
Shtëpia ime është afër xhamisë dhe dy prindërit e mi nuk falin namaz asnjëherë, kështu që unë e ngre zërin lart, që ata ta kuptojnë, se unë po falem e të vijë të falet edhe ai.- Imami tha:
M’u rrëqeth trupi kur dëgjova fjalët e atij fëmije.- Imami dhe disa namazli u morën vesh, që sa herë të shkojnë, edhe ta këshillojnë atë njeri për faljen e namazit…
Shkuan dhe e këshilluan njeriun, e njoftuan për rëndësinë e namazit, për rrezikun e mos-faljes dhe për ndëshkimin në botën tjetër. Imami thotë:
-Pasha Allahun, prindi i fëmijës pas asaj këshille nuk i ka ikur asnjë namaz, dhe çdo obligim e falte në xhami me xhemat.
SubhanAllah, në vend që prindi ta këshillojë fëmijën për namazin, ndodh e kundërta.
-O Allah, furnizoji të gjithë muslimanët me fëmijë të hajrit, të cilët do të bëhen shkak për futjen e familjarëve të tyre në Xhenet.
Allahumme Amin.

Përshtati: Valdet Kamberi

Saturday, October 6, 2012

A ka lutje që duhet thënë gjatë marrjes së abdesit?


A ka lutje që duhet thënë gjatë marrjes së abdesit?
Përgjigjja: Falënderimi i takon Allahut...
Imam Neveviu në librin e tij “el Edhkar” faqe 30, ka thënë: “Ndër lutjet (duatë) për gjymtyrët e abdesit, nuk është transmetuar asgjë e tillë nga i Dërguari salallahu alejhi ue selem”.
Ibn Kajimi ne librin e tij “Zadu Mead” 1/195, ka thënë: “Nuk është mbajtur mend nga i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, se thoshte gjatë abdesit diç tjetër pos fjalës bismilah, dhe të gjitha hadithet që përmendin lutjet e abdesit janë të shpikura e të rrejshme, nuk ka thënë I dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, diç të tillë, e as që ka mësuar umetin e tij, as që është vërtetuar prej tij pos fjalës bismilah në fillim të abdesit dhe fjalës “Eshhedu en la ilahe il-lAllah vahdehu la sherike lehu, ue eshhedu ene Muhameden abduhu ve resuluhu, Allahume ixhalni mine tevabine ve ixhalni minel mutetahirin” (Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër pos Allahut, Një i Cili nuk ka rival, dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij, O Allah më bën prej të penduarve, o Allah më bën prej atyre që janë të pastër) në fund të abdesit. Në hadithin tjetër që është transmetuar në Sunenin e Nesaiut, prej asaj që thuhet pas abdesit është edhe “Subhaneke Allahume ve bihamdike, eshhedu en la ilahe il-la ente, estagfiruke ve etubu ilejke” (I lartësuar je Ti o Allahu im, dhe ti je i falënderuari, dëshmoj se nuk ka Zot tjetër pos Teje, kërkoj falje dhe tek Ti pendohem).
“Nuk është vërtetuar nga i Dërguari salallahu alejhi ue selem lutje gjatë abdesit, ajo që luten në përgjithësi njerëzit gjatë larjes së çdo gjymtyre është bidat, sikur thënja e tyre gjatë larjes së fytyrës “Allahume bejid vexhhi jeume tesvedu vuxhuhun” (O Allah zbardho fytyrën time atë ditë kur fytyrat do të nxihen), apo thëinja gjatë larjes së duarve “Allahume Atini kitabi bijemini, ve la tu’tini kitabi bishimali” (O Allah ma jep librin tim në të djathtën time, e mos ma jep librin në të majtën). Dhe lutje tjera për secilën gjymtyrë të abdesit”.
Komisioni i Përhershëm për Fetva 5/221

Friday, October 5, 2012

Butësia dhe qetësia

 Allahu e ka cilësuar Profetin e Tij, Muhamedin (salallahu alejhi ue selem), si njeri me moral të lartë: “Vërtet ti je në një shkallë të lartë morali.” El Kalem: 4.
E ka përshkruar atë si njeri të butë dhe dashamirës: “E ti ishe i butë ndaj tyre, sepse Allahu të dhuroi mëshirë, e sikur të ishe i vrazhdë e zemërfortë ata do të iknin larg prej teje … Ali Imran: 159.
E ka përshkruar të mëshirshëm ndaj besimtarëve dhe të dashur me ta: “Juve ju erdhi i Dërguari nga lloji juaj; atij i vjen rëndë për vuajtjet tuaja sepse është lakmues i rrugës së drejtë për ju, është i ndjeshëm dhe i mëshirshëm për besimtarët.” Teube: 128.
Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka urdhëruar dhe ka nxitur për butësi dhe dashamirësi duke thënë: “Lehtësoni dhe mos vështirësoni, përgëzoni dhe mos largoni.” (Buhariu 69 dhe Muslimi 1734 nga Enesi). Gjithashtu ka transmetuar Muslimi (1732) nga ebu Musa el Eshari me tekst: “Përgëzoni dhe mos largoni, lehtësoni dhe mos vështirësoni.” Ndërsa Buhariu në librin e tij të haditheve të vërteta, ka nxjerrë një hadith (220) nga ebu Hurejre ku Profeti (salallahu alejhi ue selem) u ka thënë shokëve të tij kur një beduin urinoi në xhami: “Lereni atë të qetë, ndërsa urinës së tij hidhini një kovë ujë, sepse ju jeni dërguar lehtësues e jo vështirësues.”
Gjithashtu Buhariu në hadithin nr. 6927 transmeton nga Aishja (radijallahu anha) se Profeti (salallahu alejhi ue selem) i ka thënë asaj: “O Aishe, Allahu është i Butë dhe e do butësinë në çdo gjë.” Ndërsa Muslimi (2593) e ka nxjerrë me këtë tekst: “O Aishe, Allahu është i Butë dhe jep për të (butësinë) atë që s’e jep për ashpërsinë, si dhe për asgjë tjetër.”
Po ashtu Muslimi ka nxjerrë në librin e tij të haditheve të vërteta (2594) nga Aishja (radijallahu anha) se Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Butësia zbukuron çdo gjë në të cilën ndodhet, e ajo nuk hiqet prej diçkaje e të mos e shëmtojë atë.”
Po tek Muslimi (2592) transmetohet nga Xherir ibn Abdullah se Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Kujt nuk i është dhënë butësia i është ndaluar mirësia.”
Allahu ka urdhëruar profetët e nderuar Musa dhe Harun të thërrisnin Faraonin me qetësi dhe butësi kur thotë: “Shkoni ju të dy tek Faraoni, sepse ai vërtet e ka tepruar; atij i thoni fjalë të buta, ndoshta ai përkujton ose frikësohet.” Ta Ha: 43-44.
Allahu i ka përshkruar sahabët e nderuar si të mëshirshëm me njëri-tjetrin kur thotë: “Muhamedi është i Dërguari i Allahut, e ata që janë me të janë të ashpër kundër mosbesimtarëve dhe të mëshirshëm ndërmjet veti …” El Fet’h: 29

Njësimi i Allahut të Lartmadhëruar në emrat dhe cilësitë e Tij


Njësimi i Allahut të Lartmadhëruar në emrat dhe cilësitë e Tij.
Allahu i Lartmadhëruar ka sqaruar se ky lloj i Teuhidit, është i ndërtuar mbi dy baza:
E para: Allahu i Lartësuar është larg prej ngjasimit me cilësitë e krijesave (e krijesat nuk i ngjasojnë Atij aspak).

E dyta:
 Të besuarit në çdo gjë me të cilën Allahu e ka cilësuar veten e Tij, ose që e ka cilësuar me të i dërguari i Tij (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të).
Gjithashtu duke besuar se kjo është e vërtetë dhe jo kuptim figurativ apo simbol i diçkaje tjetër. Ky besim kryhet në mënyrën që i përshtatet përsosmërisë dhe madhërisë së Tij. Është e njohur se nuk mund ta cilësojë Allahun ndonjë më i dijshëm se Allahu për veten e Tij dhe nuk e cilëson Allahun -veç Allahut-, ndonjë më i dijshëm për Allahun se i dërguari i Tij.
Allahu i Lartësuar thotë për Veten e Tij:
“A vallë ju  e dini më mirë apo Allahu?” (Sure El-Bekareh 140) Gjithashtu thotë për të dërguarin e Tij (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të):
“Ai nuk flet nga dëshira e tij. Por është vetëm shpallje që i frymëzohet.” (Sure En-Nexhm 3-4)
Allahu i Lartësuar e ka treguar qartë mohimin e përngjashmërisë  së dikujt tjetër me Të duke thënë:
“Asgjë nuk i përngjet Atij.” Dhe më pas tregoi qëndrueshmërinë (pohimin) e cilësive të Tij në formë reale (e jo në mënyrë simbolike) duke thënë:
Dhe Ai është Gjithëdëgjuesi, Gjithëshikuesi.” (Sure Esh-Shura 11). Fillimi i këtij ajeti nënkupton mosdeformimin e cilësive dhe nga kjo del qëndrueshmëria e cilësive realisht pa i barazuar dhe i krahasuar ato, si dhe mohimi i kësaj (barazisë), që bëhet pa deformim dhe shtrembërim. Allahu i Lartmadhëruar ka treguar qartë se krijesat janë të pafuqishme që ta përfshijnë Allahun. Allahu thotë:
“Ai (Allahu) e di çfarë u ndodh atyre (krijesave të Tij) në këtë botë dhe çfarë do t’u ndodhë atyre (në botën tjetër) dhe ata kurrë nuk do të përfshijnë gjë nga dija e Tij.”  (Sure Ta Ha 110)
Shkjeputur nga libri”ISLAMI ËSHTË FE E PËRSOSUR”
Autor “Muhammed Emin ibën Muhammed El-Mukhtar Esh-Shenkijti”
Pershtati ne shqip “Bledar Aliu”